Prishtina barazon me St Joseph’s, gjithçka vendoset në Gjibraltar

Ndonëse llogaritej favorit absolut, megjithatë, Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1 – 1, në duel me St Josephs nga Gjibraltari.

Prishtina dhe St Josephs u ballafaquan në “Fadil Vokrri” në ndeshje para-kualifikuese për Europa League, në një ndeshje ku skuadra jonë e kontrolloi lojën më mirë në terren, por jo sa për të arritur fitore.

Skuadra e Prishtinës, mirë e nisi lojën dhe vetëm pas 28-të minutave përmes Armend Dallkut nga penalltia zhbllokoi ndeshjen duke kaluar në epërsi prej 1 – 0.

Mirëpo, gëzimi i kryeqytetasve nuk zgjati më shumë së pesë minuta, sepse skuadra mysafire e shfrytëzoi mjaft mirë një pakujdes të mbrojtjes së bardhekaltrve, dhe me anë te Juan Pena në minutën e 31-të barazuan shifrat në 1 – 1, që ishte edhe rezultat përfundimtar.

Skuadra kualifikuese do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që luhet pas një javë në Gjibraltar.