Lewis Hamilton shkruan historinë si 7 herë kampion i botës, barazon legjendën Schumacher

Piloti britanik, Lewis Hamilton ka arritur të fitojë titullin në Formula 1 dhe u shpall kampion bote për herë të shtatë në karrierë.

Gara për Çmimin e madh të Turqisë është zhvilluar sot dhe pas 58 xhirove ka sjellë fitues Hamiltonin.

Piloti i Mercedesit arriti t’i mposhtë të gjithë në këtë garë duke përfunduar i pari, ndërsa në podium u ngjitën edhe Sergio Perez i dyti dhe Sebastian Vettel i treti.

Megjithatë, kjo fitore nuk do të thotë vetëm fitore e radhës për pilotin britanik, pasi tani ai zyrtarisht është shpallur kampion për vitin 2020.

Përveç kësaj, 35-vjeçari ka arritur të shkruajë historinë në Formula 1 duke fituar titullin e shtatë në këtë sport.

Me këtë titull, Hamilton barazon rekordin e legjendës gjermane të kësaj gare, Micheal Schumacher.

Titulli i parë i britanikut erdhi në vitin 2008, ndërsa më vonë fitojë edhe garat në vitet, 2014, 2015, 2017, 2018, 2019 dhe 2020.