Lidhje me talebanët ose grupet terroriste, media amerikane: SHBA ka dyshime për 100 afganë të evakuuar, dy prej tyre i kthen për verifikim në Kosovë

SHBA dyshon se 100 prej afganëve të evakuar nga Kabuli kanë lidhje me talebanët ose grupet terroriste. Sipas mediave amerikane, dy prej afganëve të dyshuar do të kthehen në Kosovë për verifikim.

Po ashtu, çdo afgan tjetër i dyshuar do të kthehet në Kosovë për të ndjekur të njëjtën procedurë.

Tashmë ka lindur nevoja për verifikime shtesë në radhët e afganëve për shkak se SHBA pretendon që 10 mijë prej tyre nuk janë kontrolluar majftueshëm.

Që në fillim të procesit të evakuimeve në aeroportin e Kabulit ‘lindi’ frika se talebanët apo ISIS mund të përfitonin duke futur të infiltruar që më pas mund të kryenin akte terroriste në vendet perëndimore. Tashmë SHBA po merr masat që të ‘flirtojë’ çdo të evakuar.

Në Kosovë, afganët e evakuar janë strehuar në bazën ushtarake amerikanë nën komandën e KFOR e cila ofron siguri të lartë.