Lille e deklasoi PSG-në (Video)

Në javën e 32-të në Ligue 1, Lille e ka deklasuar PSG-në, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5 – 1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, pasi Thomas Meunier shënoi autogol në minutën e 7-të.

Juan Bernat ishte ai që i barazoi shifrat në minutën e 11-të, por që u përjashtua nga loja në minutën e 36-të.

Pjesa e dytë ishte fatale për PSG-në, pasi Lille shënoi katër gola.

Nicolas Pepe e riktheu epërsinë në minutën e 51-të, gjersa Bamba e dyfishoi epërsinë (65’).

Në listën e realizatorëve u futën edhe Gabriel (71’) dhe Jose Fonte (84’), për ta shtyer kështu festën e PSG-së për titull.

Pas xhiros së 32-të, PSG gjendet në vendin e parë me 81 pikë, ndërsa Lille në të dytin me 64 pikë.