Limaj kërkon unfikim nga koalicioni, mbështet Thaçin për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media foli për gjendjen aktuale rreth pandemisë koronavirus, por edhe zhvillimet politike.

Ai tha në këto momente s’është koha për përplasje politike, por që duhet një unifikim për ta luftuar virusin korona, derisa kreu i NISMA-s i bëri thirrje presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi për gjendje të jashtëzakonshme.

“Së baskua do ta kalojmë këtë situatë, e cila po na bëjnë edhe të reflektojmë, për të pasur solidaritet, kujdes dhe jo panik. Kemi parë edhe pakujdesi të institucioneve drejt komunave, prandaj ne iu bëjmë thirrje që të kenë kujdes të veçantë, veçmas për të moshuarit, pasi që ata janë në vend te vet dhe s’ka kush kujdeset për ta. S’kanë se si të dalin për t’u furnizuar”, tha Limaj.

Ai tutje shtoi se si parti, ata janë të gatshëm që t’i ndihmojnë të moshuarve duke dërguar vullnetarë.

“Ne si parti nuk kemi dilema, jemi të gatshëm ta japim gjithë ndihmën për t’iu ndihmuar institucioneve. Nisma mbështet dekretin e presidentit për masa të jashtëzakonshme”, tha Limaj.

Ai foli edhe përplasjet e fundit të koalicionit qeveritar VV-LDK, por edhe ato president – kryeministër, por që nëtë situatë s’deshi t’i komentoi pasi që nënvizoi se duhet unifikim.

“Tash e pashë shkarkimin e Veliut. Veliu ka mbështetur deklaratën e presidentit. Unë s’kam koment rreth kësaj teme. Duhet të mobilizohemi të gjithë, nuk është koha për beteja politike”.