Kryeparlamentarja Osmani takohet me ambasadorin Kosnett

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së në Kosovës, Philip Kosnett.

Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme ku mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, duke u bërë kështu gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.