Limaj takohet me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka takuar përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së dhe Xhavit Jasharin, kryetar i SHFD-së, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë i Faton Klinakut:

Në takimin e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me Kryetarin e Nisma Social Demokrate z. Fatmir Limaj, u biseduan çështjet që na preokupojnë.

Si çdo herë nga z. Limaj gjetëm mbështetjen e plotë në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave tona dhe respektimin e dinjitetshëm të kategorive të luftës së UÇK-së.