Shala: Glauk Konjufca po rren, e vërteta është ndryshe

Endrit Shala nga Nisma Social Demokrate i është përgjigjur Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes, i cili sonte tha se Nisma s’ka lënë gjë pa bërë vetëm që të kalojë pragun.

Shala thotë se Konjufca po gënjen.

‘’Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe kur ajo përsëritet me mijëra herë! Kohërat kur përmes përsëritjes gënjeshtra shndërrohej në të vërtetë kanë kaluar !
E vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thotë Konjufca i VV-së. Në fakt nuk është lënë gurë pa lëvizur, deri edhe me kërcënim të gjyqtarëve që mandatet që populli ia dha NISMA-së t’ia mundësojnë VV-së t’i grabisë!’’, ka shkruar Shala në Facebook.