Lirim Kastrati ftohet nga Challandes

Lirim Kastrati ka marrë ftesë për t’iu bashkuar Përfaqësuesës së Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar Kastratin në ekipin A për dy ndeshjet e tetorit, transmeton KTV.

Kastrati, i cili është pjesë e klubit italian Bologna, do të jetë pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës në ndeshjen me Gjilbartarin, e cila zhvillohet me 10 tetor, si dhe kudrejt Malit të zi me 14 tetor.