Policia arreston katër persona

Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës bashkë me njësitet tjera të këtij institucioni ka arrestuar katër persona të cilët kanë qenë duke u kërkuar.

Dy prej tyre siç njoftohet fillimisht janë ndaluar në aeroportin “Adem Jashari” në Sllatinë, ndërsa dy të tjerë në piken kufitare në Merdare.

Policia ka dhënë inicialet e të dyshuarve, vitin e lindjes dhe veprat për të cilat dyshohen të cilat i gjeni veç e veç si vijon.

“P. I. lindur vitin 1976. Në bazë të Letërrreshtimit dhe Urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë për veprat penale (dy grabitje dhe një vjedhje) është ekstraduar nga Sllovenia. I njëjti është sjell nga aeroporti nga një patrullë NJRSH. Personi i kërkuar është ndaluar në mbajtje, për tu paraqitur nesër para Gjykatës Themelore Pejë”.

“R. A. lindur në vitin 1990. Është arrestuar në pikën kufitare në Aeroport –Sllatinë bazuar në urdhëresë, është sjellë në stacionin policor Istog. Gjyqtari i çështjes ka urdhëruar që të dyshuarit t’i konfiskohet dokumenti i udhëtimit pasaporta dhe të lirohet, për tu paraqitur me datën 23.12.2019 në ora 09:00 të Gjykata Themelore e Pejës – dega Istog”.

“B.M. lindur në vitin 1981. Me datën 23. 12.2019 rreth orës 13:45 ne PKK Merdare është ndaluar lartcekur në bazë të urdhërarrestit për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës se paluajtshme”. Një patrulle e stacionit Pol. të Istogut ka shkuar ne SPMK Merdare dhe e ka sjellë te dyshimtin Lidhur me të ndaluarin është kontaktuar Gjykatësi përgjegjës për rastin dhe me urdhër të tij të dyshimtit i është konfiskuar pasaporta dhe i njëjti është udhëzuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore Pejë – Dega ne Istog me datën 24.12.2019 ne ora 09:00”.

“I.G. lindur në vitin 1966. Arrestuar në pikën kufitare në Merdare në bazë të urdhëresës për veprën,,Legalizim i përmbajtjes se rremë” lëshuare nga Gjykata Themelore Mitrovicë dhe është sjell në stacion policor-Istog, është kontaktuar Prokurori i shtetit i cili urdhëron qe i dyshuari te ndalohet në mbajtjeje për 48 orë”.