Lirohet Faik Fazliu

Sapo është liruar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, i cili ishte arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-së, Faton Klinaku përmes një postimi në “Facebook”.

“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar ndër të tjera ai.