Lirohet Marjan Gjoka që të dielën u arrestua nga autoritetet serbe

Është liruar nga arrestimi që iu bë në Serbi, punëtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjoka.

Gjoka ishte arrestuar të dielën në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, me dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Terrorizëm’. Madje autoritet serbe ndaj tij caktuan edhe masën e ndalimit prej 48 orësh.

Por, komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj ka bërë të ditur se Marjan Gjoka tashmë është liruar.

Lidhur me arrestimin e tij zv/kryeministri Behgjet Pacolli i kishte shkruar edhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Ai kërkoi lirimin e tij dhe që Serbia mos të vazhdojë me ndalimin e kosovarëve që po bëhet shpeshë herë në pikat kufitare.

Postimi i plotë:

“Te nderuar miq.

Fillimisht dua te ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj ne rastin e shokut tim dhe tuajin Marjan Gjoka. Njekohesisht ju njoftoi se Marjani sapo eshte liruar dhe per pak ore pritet te mberrij ne Merdar. Perjetesisht mirenjohes te gjitheve!”