654 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.

“Deri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540”, thuhet në njoftim.

Në total numri i rasteve aktive është 654.