Liverpool triumfoi ndaj Chelsea në derbin e javës së Premierligës (Video)

Liverpool ka fituar ndaj Chelsea në derbin e javës së 34-të në Premierligën angleze, e cila u zhvilluar në stadiumin“Anfield Road”.

Ishte Sadio Mane, ai i cili në minutën e 51-të kaloi në epërsi ‘the reds”.

Pastaj, Liverpool dyfishoi epërsinë me golin e Mohamed Salah në minutën e 53-të.

Liverpool tani ndodhet në pozitën e parë me 85 pikë (një ndeshje më shumë se City), kurse Chelsea në pozitën e katërt me 64 pikë.