Lladrovci: PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare

Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, njëherit edhe kryetar i Komunës së Drenasit, ka deklaruar se subjekti politik në të cilin është ai nuk ka vija të kuqe për asnjë grupim politik.

Deklaratat e tij, vijnë në kohën kur po numërohen votat e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat po prin VV-ja.

“Nuk e di nëse do kemi partneritet me LVV-në. PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti shqiptare”, ka deklaruar Lladrovci.

Ai ka folur edhe lidhur me votën e PDK-së në nivel qendror, i cili ka thënë se ky subjekt ka arritur ta ruajë votuesin.

“Nuk kam akoma statistika, nuk e kam marak me dhanë statistika, por Partia Demokratike udhëheq bindshëm në Drenas. Unë besoj që e ka rujtë votën Partia Demokratike, është në rolin e udhëheqësit për të marrë përgjegjësi”, ka deklaruar ai në T7.