Lugina solidariozhet me Shqipërinë “Shqipëri, Lugina është me ty” (foto)

Në shenjë solidarizimi me bashkombasit në Shqipëri veqanarisht me familjet e viktimave, të lënduarve dhe të pastrehve edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës sot më 28 Nëntorë në ditën e kremtimit të Simbolit Kombëtarë kanë ndarë dhimbjen e përbashkët duke organizuar tubim solidarizues në Preshevë.

Në tubimin me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”,liderët politik dhe institucional të Luginës së Preshevës gjatë ditës së sotme kanë vendosur kurora lulesh para shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Moderator i këtij tubimi, Gani Veseli tha se, “si gjithë kombi shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ndanë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, duke kërkuar nga të pranishmit që me një minutë heshtje ti kujtojmë viktimat e termetit në Shqipëri.

“Ashtu si gjithë kombi shqiptar anekënd, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës këto ditë po bashkëndjejnë dhimbjen e vëllezërve e motrave tona në Shqipëri pas tragjedisë së shkaktuar nga goditja e tërmetit.

Dridhjet e tokës në Durrës e Thumanë, dridhën thellë zemrat tona.

Ne këtë 28 nëntor edhe pse u goditem forte nga tërmetet e fuqishme nuk do te thotë se jemi te thyer por për kundrazi na bene më të fuqishëm dhe më solidar si asnjëherë” u potencuar ndër të tjerash në tubimin solidarizues.

Gjatë ditës së djeshme në një mbledhje të përbashëkt këshilli organizativ i protestës së 28 nëntorit të paralajmëruar të mabhet sot, e ka shndërruar në tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”./presheva.com/