Lyoni eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

Olympique Lyon ka bërë befasinë më të madhe të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar Juventusin.

Olympique Lyon është mposhtur 2 – 1 në ‘Allianz Stadium’, por ka siguruar biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në duelin kundër Juventus, pasi që në Francë kishte fituar me rezultat 1 – 0.

Një gol i Memphis Depay në minutën e 12’ ka bërë që skuadra franceze të jetë një hap tutje në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, shënoi dy gola të tjerë në këtë ndeshje, por nuk i ndihmuan skuadrës së tij.

Ronaldo shënoi për 1 – 1 në minutën e 43’, kur u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, portugezi gjeti edhe një herë golin, pasi pranoi një pasim nga Federico Bernardeschi.

Rezultati final i dy përballjeve ishte 2 – 2, por goli mysafir i Olympique Lyon ka peshën e kualifikimit tutje.