Mahnitëse: Malaga del në fushë me fanellën: “Lutuni për Shqipërinë” (video)

Malaga është duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhet në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë.

Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë.