Majko i përgjigjet Vuçiqit

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrëdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm, ka deklaruar, ish-kryeministri Majko.

“Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal. Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”. Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit evropian. Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi” shkruan ndër të tjera Majko.