Majlinda Kelmendi kualifikohet në gjysmëfinale

Majlinda Kelmendi u kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, pasi tregoi formë të mirë në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani, në çerekfinale të Grand Prixit të Hungarisë.