Makina del nga rruga, dy gra dhe dy fëmijë mbeten të lënduar

Të shtunën në mbrëmje në Varibop të Fierit një makinë e tipit Pezho ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ndërkohë që mjeti drejtohej nga shtetësja E.H., 30 vjeçe, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe dy fëmijët e mitur dy dhe gjashtë vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.