Makina përfshihet nga flakët në tunelin e Kalimashit

0
545

Mëngjesin e sotëm, një automjet me targa të Kosovës po udhëtonte drejt Tiranës u përfshi nga flakët në tunelin e Kalimashit.

Qarkullimi i automjeteve u bllokua për rreth 30 minuta ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur eliminimin e flakëve. Ndërsa bëhet me dije se asnjë nga personat të cilët udhëtonin me të nuk pësuan lëndime.