“Normalizim apo konfrontim”- Lutfi Haziri flet pas deklaratës së Lajçak në Prishtinë

“Ne mund të kemi vetëm normalizim apo konfrontim, dhe ne duam patjetër të fokusohemi plotësisht te normalizimi. Kjo është arsyeja pse ne duam të shmangim çdo përshkallëzim apo çdo konfrontim”.

Kjo ishte deklarata që bëri dy ditë më parë në Prishtinë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komntuar deklaratën e bërë nga Lajçak tha se natyrshëm normalizimi i Veriut shkon drejt normalizimit me Serbinë.

“Natyrshëm normalizimi i Veriut shkon drejt normalizimit edhe me Serbinë. Nuk mund të ketë proces normalizimi me Serbinë si shtet fqinj pa normalizu 17.3% të territorit të Kosovës. Eshtë proces i pandalshëm, çdo vonesë shkakton jonormalitet dhe ky jonormalitet shkakton kriza të reja” tha nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për gazeta blic.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pas takimit të mbajtur me kryeministrin Kurti, deklaroi se të gjithë duhet të fokusohen në normalizim dhe zbatim të marrëveshjes.

“Unë kam ardhur sot në Prishtinë për të diskutuar me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit. Është me të vërtetë e rëndësishme që ne të kemi një kuptim të qartë për hapat e ardhshëm, prandaj, kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm për të gjitha aspektet, të njëjtin diskutim do ta bëj nesër në Beograd dhe do të takoj dy kryenegociatorët z. Bislimi dhe z. Petkoviq të hënën, në Bruksel. Pra, kjo është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi, ne kemi marrëveshjen, kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë. Pra, ky ishte qëllimi, ne kishim, siç thash, një diskutim shumë intensiv, por shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm me kryeministrin Kurti”, deklaoi Lajçak.

Pas vizitës njëditore në Prishtinë, Lajçak udhëtoi drejt Serbisë, ku mbajti takim edhe me presidentin serb Vuçiq.

I njëjti gjatë qëndirmit në Kosovë konfirmoi edhe takimin Bislimi-Petkoviq që pritet të mbahet të hënen në Bruksel.