Malësia e Shkupit, bllokohet nga bora

0
302
Banorët e fshatrave malorë Brezë, Malinë, Tanushë mbeten të bllokuar tashmë disa ditë me radhë. Në vazhdimësi apelojnë deri tek përfaqësuesit që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zhbllokimin e rrugës.
Situatë alarmante paraqitet edhe me personat e sëmurë të cilët kanë nevojë për kurim në spitalet e vendit. Banorët shprehen se edhe rezervat ushqimore i kanë nga fundi.
“Ekipi i televizionit Alsat tentoi të vizitoj fshatrat malorë Tanushë, Malinë dhe Brezë për të parë nga afër banorët e këtyre fshatrave të cilët kanë mbetur të bllokuar tashmë disa ditë, por për shkak se rruga është ende e pa pastruar dhe e bllokuar nga bora nuk mundëm të ngjitemi deri atje.”