Malishevë, dy të dyshuar arrestohen për vjedhje

Policia në dy lokacione të ndryshme sot në Komunën e Malishevës ka kryer bastisje dhe ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

M.M. dhe F.K. dyshohet se më 20 janar në ora 02:40 në fshatin Kijevë kanë tentuar që të kryejnë vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

Një automjet të tipit Renault Llugano

Dy maska

Dy palë dorëza

Një qantë krahu

Një duks ngjyre e zeze

Një pallto reflektuese me kapelë

Një kapelë të zeza

Dy jelek reflektues-trafiku

Një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.