Man United fiton derbin e vjetër anglez kundër Arsenalit

Manchester United e ka fituar derbin e javës së gjashtë në Premierligë kundër Arsenalit.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 3:1 kundër Arsenalit në stadiumin “Old Trafford”.

Ndeshjen më mirë e nisën londinezët që realizuan njëherë përmes Martinellit, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua me pretendimin se kishte një ndërhyrje të palejuar gjatë aksionit.

Gjithsesi, për golin e parë të rregullt u desh të pritej minuta e 35-të kur Antony realizoi në debutim për t’i dhënë avantazhin futbollistëve vendas.

“Topçinjtë” barazuan rezultatin në minutën e 60-të me anë të Sakas, por baraspesha u thye vetëm pas gjashtë minutave kur Rashford shënoi golin e dytë.

I njëjti realizoi edhe golin e tretë në minutën e 75-të, gol i cili vendosi edhe epilogun përfundimtar të takimit.

Arsenali përkundër disfatës mbetet lider me 15 pikë, një më shumë se City e Tottenham Hotspur. Man United ka 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e pestë./