Manaj nuk ndalet, shënon ndaj Fenerbaçes golin e pestë sezonal në Turqi

Sulmuesi Rey Manaj nuk ndalet as përballë Fenerbahces, kundërshtar të cilin e ka ndëshkuar në “Sukru Saracoglu Stadium“.

Sulmuesi shqiptar i Sivassporit, rihapi ndeshjen në minutën e 50, moment kur kontrolloi bukur një top dhe tundi rrjetën kundërshtare.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Fenerbahcen, teksa goli i sulmuesit lushnjar e ka bërë më dramatike takimin në Stamboll.

Fenerbaçe fitoi me shifrat 4:1.

Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për 26-vjearin, i cili po kalon një formë të mirë sportive.

Golin mund ta shihni këtu.