Formacionet zyrtare: Kosovë – Slloveni

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Slloveni.

“Dardanët” zbresin sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ku presin kombëtaren e Sllovenisë.

Kosova dhe Sllovenia përballen me njëra tjetrën në kuadër të ligës C, në Ligën e Kombeve.

Sllovenia vjen në këtë takim pas një fitore dhe një barazimi në dy ndeshjet e para, kurse Kosova numëron një barazim e një humbje, shkruan Fokusi.info.

Në letër, favorite shihet Sllovenia, por në ‘Fadil Vokrri’ Kosova është kockë e fortë për t’u thyer.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet me fillim nga ora 20:45.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare për këtë ndeshje.