Manaj tek Barcelona, punë e kryer – zyrtarizimi bëhet brenda pak ditëve

Rey Manaj me shumë gjasë do të kalojë tek skuadra e Barcelonës.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Albacete, Rey Manaj, do të jetë anëtar i skuadrës së Barcelonës.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Manaj është numri nëntë i zgjedhur nga Barcelona B, transmeton lajmi.net. Lojtari shqiptar do të zëvendësojë Abel Ruizin e larguar.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë ka luajtur nëntë ndeshje këtë edicion me Albacete, duke shënuar dy gola dhe duke u ndëshkuar katër herë me karton të verdhë.

Manaj kalonte tek Albacete nga skuadra e Inter, kurse tani mund të kalojë tek Barcelona, ku do të aktivizohet me skuadrën B.