Real Madrid zyrtarizon blerjen e radhës

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen ka bërë të ditur se:

“Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00”.

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro.