Maqedoni e Veriut, 33 viktima dhe 1.422 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 33 viktima dhe 1.422 raste të tjera me COVID-19, transmeton Fokusi.info.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 124.910, ndërsa numri i vdekjeve në 3.607.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 457 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 103.831 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 607.956 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.277 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 17.472.