Maqedonia e Veriut shënon viktimën e parë nga koronavirusi, 57- vjeçarja nga Kumanova

0
213

Maqedonia e Veriut ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një 57- vjeçare nga Kumanova e cila ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar.

Ajo fillimishtu u trajtua në izolim javën e kaluar pasi dy testet e para i rezultuan negativë por pas vdekjes ajo rezultoi se kishte koronavirus.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëmë vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për një grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretamentit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha Venko Filipçe.

Filipçe shtoi se dhe djali 33- vjeçar i viktimës është çuar në spital tre ditë më parë teksa sot gjendet në shërbimin infektiv pasi shfaqi komplikacione.

Maqedonia shënon 114 persona të prekur nga koronavirusi.