Mërgim Vojvoda shënoi super gol në Belgjikë (Video)

Vojvoda ka shënuar gol të bukur në Belgjikë, për ta frymëzuar Standard Liegen drejt fitores kundër Oostendes.

Standard Liege e ka mposhtur 2-1 Oostenden, duke rrëmbyer tri pikë të arta në kampionatin belg.

Më meritori për këtë fitore është mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 80-të, për ta barazuar rezultatin në 1-1, pasi Standard Liege po humbiste.

Ky gol i shqiptarit i dha zemër vendasve që të gjejnë një tjetër gol, atë të fitores me anë të Laifis në minutën e 89’, për t’ia siguruar tri pikë Standard Lieges.

Vojvoda, te goli i barazimit, bëri disa lëvizje magjike, kombinime perfekte dhe në fund rezultoi me gol.