Martens i FAZ paralajmëron BE’në: Në Ballkan mund të shpërthejë një konflikt i ri

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, në profilin e tij në platformën “X” ka shkruar për ngjarjet që po ndodhin në Kosovë dhe Serbi.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për një shpërthim të mundshëm të konfliktit në Bllakanin Perëndimor.

Martens shkroi për sulmin që ndodhi në Banjskë dhe rrezikun që po i shtohet një lufte mes Kosovës dhe Serbisë, e nxitur nga Rusia.

“Veriu i Kosovës pa disa përleshje të dielën, jo për herë të parë. Pra, a po afrohet një luftë e re në Ballkan, ndoshta e mbështetur nga Rusia? Edhe pse duhet pasur kujdes me parashikimet, guxoj të them: jo. Një fije (e gjatë) mbi situatën ushtarake në rajon.”

Ai tutje tregon se bota duhet të marrë mësime nga Lufta në Ukrainë, dhe të mos përsëriten ngjarjet me motiv të njëjtë.

“Një nga mësimet e luftës në Ukrainë është: Nëse politikanët flasin, merreni seriozisht. Në tekstet, fjalimet dhe intervistat e tij, Vladimir Putin deklaroi hapur se ai mendonte se Ukraina si një shtet i pavarur (ose “Anti-Rusi”) nuk kishte të drejtë të ekzistonte dhe Moska do të vepronte në përputhje me rrethanat.”

Gazetari shpjegon edhe pse presidenti serb nuk mund të marrë vendime si Vladimit Putin, për shkak të gjergrafisë, politikës dhe ekonomisë. Ai tutje tregon se Serbia nuk ka fuqi që të futet direkt në luftë.

“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, nuk është Putin. Serbia ndryshon nga Rusia politikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. Ndryshe nga diktatori rus, zoti Vuçiq nuk e ka humbur kontaktin me realitetin. Ai ka një kuptim shumë të matur për marrëdhëniet e pushtetit në botë.”