Masat e ndërmarra në Preshevë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme janë këto

Shtabi komunal për situata të jashtëzakomshme ka ndërmarrë masat për të parandaluar përhapjen e virusit Corona pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi.

Masat e ndërmarra në Preshevë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme janë këto:

1. Çerdhja prej nesër nuk do të jetë e hapur;

2. Puntorët në institucionet publike mbi moshën 60 vjeçare nuk duhet të jenë në punë;

3. Institucionet publike dhe administrata komunale do të punojë me orar prej orës 08:00-14:00;

4. Hoteleria dhe Restorantet funksionojnë prej orës 08:00-18:00 dhe jo më shumë se 50 persona në lokal;

5. Urdhërohen institicionet publike dhe private të dezinfektohen;

6. Ndalojen të gjitha mbledhjet publike, organizimet dhe gjitha manifestimet.