Mat/ Kope ujqërish zbresin në fshat në mes të ditës, banorët: Ndihemi të rrezikuar, njërin e vramë dje (video e rëndë)

MAT- Banorët e fshatit Kariç në Mat kanë pasur “mysafirë” të paftuar ditën e sotme. Një kope ujqërish kanë zbritur në fshat, në mes të ditës duke frikësuar të gjithë banorët pasi kanë shkuar deri brenda oborreve të shtëpive të tyre.

Kjo situatë për ta është bërë e përditshme dhe ndihen të tmerruar, madje ata tregojnë një ngjarje të një dite më parë ku një prej tyre vrau një ujk se kishte sulmuar bagëtitë. Këto bagëti ishin duke u kullosur nga fëmijë, dhe pasi një prej tyre kishte shkuar në shtëpi duke qarë nga frika, babai ka marrë pushkën dhe e vrau. Report TV sjellë videon e rëndë, ku disa banorë shihen teksa keqtrajton ujkun i cili kishte zbritur në fshat. Pamjet janw të rënda dhe që lënë vend për diskutim nëse e justifikon këtë akt të rëndë të tyre.

Bnaorët shprehen të shqetësuar sepse po rrezikohet jeta e tyre, teksa tregojnë se kohët e fundit numri i tyre është shtuar shumë.