Mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të veteranit të UÇK-së, Ragip Jashari

Komuna e Skënderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta, kanë organizuar sot Akademi Përkujtimore në nderim të veteranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ragip Jashari.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, baci Rifat Jashari, Xhavit Jashari kryetar i SHFD të UÇK – së, Faton Klinaku u.d. kryetar i OVL të UÇK – së, Fadil Shurdhaj kryetar i SHIL të UÇK – së, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, të ftuar dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve.
“Meqë ishte fqinji i parë i Adem Jasharit, do të jetë po ashtu i pari jashtë familjes së komandantit legjendar që i bashkohet luftës për çlirim të vendit.

Secili që ka pas fatin ta njoh Ragipin, e në mesin e të cilëve, isha edhe unë që e njoha, ka pas para vete një burrë fjalë pak, një njeri të qetë dhe të respektuar, mbi të gjitha”, ka thënë mes tjerash kreu i Komunës, Nura.
Për kontributin e tij në luftë folën edhe bashkëluftëtarë të Ragip Jasharit, duke e vlerësuar atë si një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç fjalës përshëndetëse në emër të OVL UÇK-së, Faton Klinaku i ndau Ragipit edhe një dekoratë “Post Mortum”.

Kurse në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi nipi i Ragipit, Ahmet Jashari.