Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, Cakaj thirret në interpelancë urgjente

0
129

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës të miratuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, përveç diskutimit të çështjeve të ditës është parashikuar edhe interpelance urgjente.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është thirrur në interpelancë urgjente nga një grup prej 8 deputetësh të opozitës.