Mbrojtësi i Kosovës shënon gol të jashtëzakonshëm nga më shumë se 30 metra largësi (video)

Mbrojtësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Eredivisie.

Skuadra e Heernveen shënoi fitore të thellë 0-4 në ndeshjen e javës së parë në udhëtim te Heracles. E gjurmë në këtë ndeshje la edhe 22 vjeçari nga Istogu.

Dresevic arriti të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në një distancë prej më shumë se 30 metrave.

Kujtojmë që Ibrahim Dresevic së fundmi braktisi Suedinë dhe iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës.