McGregor i kërkon revansh, reagon Khabib

Kampioni i MMA, Khabib Nurmagomedov ka folur pas ofertës nga Conor McGregor për një rimeç.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Khabib është shprehur se nuk i interesojnë paratë që do të fitojë pas këtij meçi duke u shprehur se nuk i duket e arsyeshme të ndeshet përsëri me irlandezin, përcjell lajmi.net.

‘’100 milionë euro për ta rrahur prapë atë idiot? Nuk më duket e arsyeshme’’, deklaroi ai.

Rusi tha se nuk i interesojnë paratë dhe të gjitha do t’i dhuronte për bamirësi.

Dueli Khabib-McGregor u mbyll në të mire të të parit në vitin 2018, ashtuqë i shuajti zërat për një riluftim.

Nëse do të ndodhte kjo luftë, do të ishte ndër më të mëdhatë, rrjedhimisht do të gjeneronte shumë të ardhura.