Me masë sigurie “arrest shtëpie”, i vendoset tritol në makinë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në një automjet në fshatin Zallë të Krujës.

Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur në mjetin e shtetasit L.T., e cila ishte parkuar pranë banesës së tij.

Mësohet se shtetasi L. T. është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.