Me nderime të larta u varros veterani i luftës së UÇK’së, Sami Syla

Sot, në prani të bashkëluftëtarëve, Organizatave të dala nga lufta e UÇK’së nga niveli qendror e lokal, përfaqësuesve të komunës së Shtimes e shumë qytetarëve, në Reçak të Shtimes, me nderime të larta nga Togu Ceremonial i FSK’së, iu dha lamtumira e fundit veteranit të luftës së UÇK’së, Sami Syla, shkruan Fokusi.info.

Me këtë rast fjalë rasti mbajtën OVL UÇK dega në Shtime, nga selia qendrore e OVL UÇK’së, Metush Kryeziu, nënkryetari i komunës Shtime dhe përfaqësuesi i fshatit Reçak, ku vlerësuan lartë kontributin e Samiut.

Familja Syla i dha shumë Kosovës për liri, nga familja Syla ranë Dëshmorë e martirë!
Samiu ishte Vetran luftëtar i UÇK-së.

Ceremonia e varrimit u bë në varrezat e veteranëve në Shtime./Fokusi.info/