Mediet braziliane: Messi tashmë ka vendosur për klubin e ri

Leo Messi ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ka zgjedhur që të luajë në Premierligë.

Lionel Messi ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Manchester Cityt, pas vendimit për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës.

Futbollisti më i mirë në botë, gjashtë herë fitues i Topit të Artë, mund të kalojë në Premierligë në këtë verë.

Sipas raportimeve nga mediat braziliane, argjentinasi tashmë ka ndarë mendjen, dhe bëhet fjalë për një ribashkim të tij me ish-trajnerin, Pep Guardiolan.

Messi ka bërë të ditur dëshirën e tij që t’i bashkohet Manchester Cityt, sipas gazetarit Marcelo Bechler të Esporte Interativo.