Memushaj shënon një super – gol (Video)

Ledian Memushaj ka shënuar golin e dytë këtë sezon me Pescaran në Serie B.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka goditur fluturimthi një top që është kthyer nga barrikada, pasi shoku i ekipit kishte provuar në goditje dënimi.

Një distancë rreth 20 metra, teksa portieri kundërshtar i Peruggias edhe pse është hedhur nuk ka mundur të shmangë golin.

Memushaj shënoi gol në minutën e 29-të për rezultatin 1 – 0 dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Pescara-Peruggia.

Ja goli i Memushajt:

https://www.youtube.com/watch?v=4EGIT1_l2No