Mërgimtarët kthehen në shtëpi, pushtojnë Aeroportin e Prishtinës që në orët e para të mëngjesit

0
231

Edhe ky fundvit solli shumë mërgimtarë për të festuar pranë familjarëve të tyre në vendlindje.

Por, me të përfunduar festat ata kanë marr rrugën për t’u rikthyer në vendin ku jetojnë e punojnë, shkruan Indeksonline.

Edhe sot, ditë e shtunë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është stërmbushur me mërgaten shqiptare që kanë marr rrugën e kthimit në diasporë.

Në disa fotografi të dërguara nga lexuesit e Indeksonline shihet fluksi i madh i qytetarëve që në orët e hershme të mëngjesit.