Merr flakë në ecje furgoni i mallrave në Korçë, nuk ka dëme në njerëz

Një furgon mallrash ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor nacional Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se nga informacionet e para mësohet se furgoni ka qenë i ngarkuar me thasë bosh, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëseve kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që policia po heton lidhur me shkaqet e rënies së këtij zjarri.