Mësimdhënësit kanë hyrë në ditën e dytë të grevës

0
334
Mësimdhënësit kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. E për këtë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë.
Jasharaj, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se, si përfaqësues i sindikalistëve, është kategorik për vazhdimin e grevës.
“Shteti për dy ditë mund t’i plotësoj kërkesat tona. Kur ka mundësi të gjejë para andej e këndej, le t’i gjejë disa para edhe për ne. Le të kenë arsimtarët dhe të tjerët vendin meritor në projektligjin e pagave, ne fillojmë me mësim”, tha Jasharaj.
I pari i SBASHK-ut ka thënë se arsimtarët nuk pranojnë kërcënime, sepse nuk janë frikuar as nga Serbia.
“Nëse do të ketë kërcënime, ne do të kalojmë në një stad tjetër që na lejon ligji, njerëzit tanë do të qëndrojnë në shtëpi. Greva mund të mbahet në vend të punës apo duke qëndruar në shtëpi… Mos të mundohet të frikësojë dikush arsimtarin e Kosovës. Nuk e frikësoi as Serbia në vitet ’90-ta …”.
Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.
“Greva vazhdon derisa nuk realizohet kërkesa jonë”, ka thënë Jasharaj.