Meteorologët paralajmërojnë evropianët: Ja çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë festave të fundvitit

Evropianët që do të donin të kishin një “Krishtlindje të Bardhë”, do të zhgënjehen, pasi ajri i ngrohtë dhe moti i lagësht ka të ngjarë të karakterizojë sezonin festiv.

Siç shkruan euronews, një valë e ajrit të ngrohtë e bartur nga Stuhia Elsa po shtynë përreth Atlantikut nga Karaibet dhe Stuhia Fabian po përhapë nxehtësi nga deti Mesdhe dhe Afrika e Veriut.

Kështu, temperaturat pritet të arrijnë deri në 16 gradë C në Palermo në Sicili në Ditën e Krishtlindjes. Madje, edhe St. Petersburgu i cili zakonisht është i ftohtë në këtë pjesë të vitit, do të shohë temperaturat deri në 5 gradë C, sipas BBC.

Historikisht, ish-kryeqyteti rus ishte aq i ftohtë gjatë dimrit që lumi Neva ngrin mbi të.

Ndërkohë, Zvicra regjistroi të martën temperaturën e saj më të lartë ndonjëherë në dhjetor (20,5C) dhe nuk ka të ngjarë të ketë borë për Krishtlindje.

Në Gjenevë, parashikimi është për 10 gradë C dhe shi.

Michael Krucker, një parashikues i motit me Meteonews në Zvicër, tha se bora nuk ka të ngjarë të bie në vend, përveç vendbanimeve në lartësi prej mbi 1.000 metrash. Vendi normalisht ka një shans 20-30% për një “Krishtlindje të Bardhë”.

Ai vlerëson gjithashtu se periudhat më të buta të Krishtlindjes janë gjithashtu një shenjë e ndryshimit të klimës.

“Në të ardhmen, do të jetë më ngrohtë gjatë Krishtlindjeve. Ato (ndryshimet) janë vetëm të vogla, por për një kohë të gjatë unë do të thosha që mund të shohim një model të qartë”.

Në mënyrë të ngjashme, Steen Rasmussen, parashikuesi në Institutin Meteorologjik danez, tha se temperaturat në Krishtlindje do të jenë “shumë mbi normale” për dhjetor.

“Danimarka do të ketë një javë të butë pa borë”, shpjegoi ai.

Në Francë ndërkaq, ajri pritet të mbetet i ngrohtë ditët e ardhshme, me erëra të forta që “udhëtojnë” nëpër vend nga perëndimi, sipas Meteo France.

Stuhia Fabien, e cila pritet të godasë brigjet e Atlantikut të Francës midis të shtunës dhe të dielës, do të sjellë erë të fortë deri në 130 km/orë dhe do të sjellë më shumë ajër të ngrohtë nga Mesdheu dhe Afrika Veriore, ka thënë Meteo France për Euronews.

Përveçse nuk do të ketë borë, Franca Jugore është në gatishmëri për stuhi të dhunshme, erëra të mëdha dhe përmbytje.

“Do të ketë borë në lartësi, në male si Alpet, por jo