Metoda të thjeshta për ta përballuar ankthin nga koronavirusi

0
232

Ngjarjet e fundit në lidhje me pandeminë e përhapjes së koronavirusit, kanë krijuar një lloj ankthi tek njerëzit.

Përditësimi i informacionit në çdo minutë, që rezulton në rritjen e numrit të prekurve nëpër gjithë botën, na bën të gjithë të kalojmë në një ankth.

Përhapja e këtij virusi edhe në Shqipëri si dhe rritja e pashpjegueshme e çmimeve të produkteve të mirëmbajtjes, ka sjellë disa çrregullime të forta emocionale tek njerëzit, të cilat mund të çojnë në ankth e depresion.

Sipas agroëeb, ka tri praktika të thjeshta për ta përballuar sa më lehtë ankthin nga koronavirusi.

Psikologët nga Italia kanë publikuar një artikull ku përshkruajnë tre metoda shumë të thjeshta për të eliminuar ankthin. Si fillim duhet t’i kontrolloni impulset për të kontrolluar çdo moment për informacion të zgjeruar në lidhje me përhapjen e koronavirusit.

Informacionet duhet të merren nga burime të besueshme dhe zyrtare siç janë: institucionet shtetërore, spitalet apo qendrat e këshillimit mjekësor.

Mundohuni që edhe kur jeni me miqtë ta evitoni diskutimin rreth këtij fenomeni. Ajo, që duhet praktikuar është qetësia, edhe pse situata ështe shqetësuese. Krahas këtyre faktorëve, preferohet që të bëni ushtrime fizike, të cilat ndihmojnë në çlirimin e ankthit.

Gjithçka lidhet me faktin se koronavirusi nuk është një sëmundje por një virus, i cili ka ndikimin e tij tek shëndeti i njeriut, mirëpo nëse i ndiqni rregullat me përpikëri atëherë do të mund ta parandaloni.