Milaim Zeka e quan Fidel Kastro të Kosovës, Albin Kurtin

0
447
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka përmes një statusi në “Facebook”, e ka quajtur kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin Fidel Kastro të Kosovës, teksa ka komentuar sjelljet e tij të djeshme gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohej për dialogun, buxhetin e pagat.
Përshkrim interesant, Milaim Zeka ka pasur edhe për deputetin e kësaj partie Glauk Konjufcën, për të cilin thotë se e humbi çdo rruazë të gjakut pasi e dëgjoi deklaratën e Dardan Molliqajt se Konjufca kishte qenë për një vit në SHIK-un e Kadri Veselit.
Tutje, ai është shprehur i shokuar nga deputetët, të cilët mbrëmë nuk e propozuan asnjë amendament për çerdhe, sektor privat apo azil të pleqve.
Statusi i plotë i Zekës:
Mos qofsha ne lekuren e Kadri Veselit
Disa fjale pet seancen e djeshme ne Kuvendin e Kosoves
Tek po shkoja ne Kuvend, mendoja per punen kolosale qe kemi bere disa deputet per t i sjellur ne Kuvend tri ligje dhe ligjin e katerte, ate per Trepçen. Isha me gjysem zemer sepse ligjet i kishim bere nen presione, nen shantazhe nga te gjithe. Presion nga i madh e i vogel. Presion nga ambasada te huaja, nga Zyrat nderkombetare ne Prishtine, shantazhe nga individ dhe organizata te te gjitha kategorive. Dezinformata nga disa kolege deputete, qe vetem per me qene ne ballinat e portaleve, i leshonin nga 20 rrena ne dite. Me kete deshironin edhe ti rrenin votuesit e tyre. Une mendoja vetem tek ardhemeria e femijeve te mi dhe per deshmitar e doja vetem Zotin.
Kur hyme ne sallen e Kuvendit, 95 perqind te deputeteve u deshen lakuriq perpara cdo qytetari brenda e jashte. U pa se si i rrejshin votuesit e tyre. U pane sa te paftyre ishin ata qe paraqitshin amandamente, ban be se ishin paret e babes te tyre, apo edhe te Vuçiqit. Ma kriminelet ne kete drejtim delnin deputete e pozites, se sa te opozites. Kampion ishin nja dy-tre deputet te PDK se. Po kishte edhe te tjere, me nje fjale te gjithe ata qe po kontrabandonin amandamente pa perkrahjen e komisioneve.
Me dhimbesej ministri Bedri Hamza, ndersa thosha me vete: Mos qofesha ne lekuren e kryetarit Kadri Veseli!!!
Pastaj i shiheja pacientat e Burdushit se si po paloheshin ne rreshtin e pare te Kuvendit. E shikoja Glaukun qe e humbi çdo rruze gjaku kur Dardan Molliqaj ja beri publik te qenurit ne SHIK un r Kadri Veselit dhe rrugetimin e tije politik fillimisht ne PDK, pastaj ne AAK, dhe se fundi ne VV. Udheheqesi shpirteror i sektit politik, Fidel Kastro i Kosoves, rrotullonte letrat mbi tavoline, dhe mundohej te na tregonte strategjine e pushtimit te Serbise permes pordheve te partise se tije, dhe feneve te aleatit, ne krye me zecat e Bujar Bukoshit, te ulur ne rendin e pare.
E nejse, vetem nje gje me ka shoku mbrame: qysh bre asnje amandament per çerdhe?! Asnje fjale per azil te pleqeve! Asnje fjale per sektorin privat!!!
Kuku per ne…